AKTUALITET, 14 Mars 2025, 14:19

Vodhën banesën e tre shtetaseve të huaja, arrestohen 4 vëllezërit në Tiranë

Vodhën banesën e tre shtetaseve të huaja, arrestohen 4

Katër të rinj të moshës 18-vjeçare janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë vjedhur banesën e marrë më qira nga tre shtetase turke në kryeqytet.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”. Vodhën me dhunë një shumë parash dhe celularë, në një banesë të marrë me qira nga 3 shtetase të huaja, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas. Në pranga u vu dhe njëra nga shtetaset e huaja pasi posedonte një sasi lënde narkotike kanabis që u gjet në këtë banesë. Procedohen penalisht 2 shtetaset e tjera, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen 3350 euro, lënda narkotike, një armë e ftohtë, automjeti i përdorur gjatë vjedhjes dhe 4 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për vjedhjen e një shume parash dhe 2 celularëve në një banesë të marrë me qira nga 3 shtetase turke, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Brothers”, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të vjedhjes.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit:

-S. Z., 20 vjeç dhe O. Z., 18 vjeç (vëllezër);

Xh. S., 20 vjeç dhe S. S., 18 vjeç (vëllezër).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash dhe 2 celularë, në banesën e marrë me qira nga 3 shtetaset turke.

Në vijim të veprimeve u bë dhe arrestimi i shtetases turke M. M., 24 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të banesën e marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetaset e tjera turke, për moskallëzim krimi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.