AKTUALITET, 14 Mars 2025, 19:59

Protesta kundër mbylljes së TikTok/ "Kur fjala e lirë kërcënohet, heshtja nuk është zgjedhje", Berisha: Nesër marshojmë drejt Kryeministrisë!

Protesta kundër mbylljes së TikTok/ "Kur fjala e lirë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale duke bërë thirrje për t'iu bashkuar protestës së ditës së nesërme kundër mbylljes së platformës TikTok.

Berisha ka postuar një imazh ku shkruhet "Ky ishte një post, por Edi Rama e ka censuruar!". Ai shton se kur fjala e lirë kërcënohet, heshtja nuk është përkufizimi. 

"Më 15 mars, në orën 19:00, marshojmë drejt Kryeministrisë. Kur fjala e lirë kërcënohet, heshtja nuk është përkufizimi. Bashkohuni me ne!", shkruan Berisha.