TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga makina në autostradën Thumanë-Laç.
Sipas policisë, rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç, automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar (këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metëjshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.