AKTUALITET, 25 Maj 2023, 22:46

“Po e lë kopilin te media sepse kështu i intereson”, Artur Zheji dënon sulmet e Berishës ndaj medias

“Po e lë kopilin te media sepse kështu i intereson”, Artur
Zheji dhe Berisha

Analisti Artur Zheji deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se akuzat publike të Berishës për blerjen e mediave nga qeveria janë një justifikim për humbjen e rëndë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Zheji u shpreh se ai ua lë fajin në vend që të bëjë “mea culpa” për 250 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e fundit që drejtuan Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.  

“Zakonisht liderët duhe të gjejnë një justifikim dhe në këtë rast është media. Berisha është i ndërgjegjshëm, që po e lë kopilin te media sepse kështu i intereson. Ka 250 mijë vota më pak.

Nuk mund të akuzosh Doshin në Shkodër, se cfarë do të thuash për Kamzën apo Tropojën?

Ai duhet t’i dalë zot humbjes.

Ai ka kërcënuar që kush kërkon dorëheqjen e tij, e ka gabim sepse nuk do të ndodhë.

Basha dhe Kryemadhi morën 750 mijë vota, kurse Berisha 500 mijë. Ai thoshte Basha u shit, kurse gazetarët nuk po thonë që ai i shiti zgjedhjet Ramës.

Në vend të bëjë “mea culpa”, ia lë fajin gazetarëve.

Më duket që është kaq rëndë sa të vjen keq”- u shpreh Zheji.