AKTUALITET, 25 Maj 2023, 20:22

Kapen me 12 kg heroinë në makinë, arrestohet trafikanti shqiptar dhe partnerja e tij greke 

Kapen me 12 kg heroinë në makinë, arrestohet trafikanti shqiptar

Një trafikant shqiptar dhe partnerja e tij 27-vjeçare greke janë arrestuar në Selanik, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Autoritetet greke kanë gjetur mbi 12 kg heroinë në bagazhin e makinës që drejtohet nga 33-vjeçari shqiptar. Hetimet shkuan përtej makinës. Policia greke gjeti edhe 25 qese me lëndë narkotike brenda një të rezervuari, ku kishte 200 gr heroinë.

Mediat greke shkruajnë se ndaj shqiptarit rëndon edhe akuza e grabitjes.

Çifti u dërgua në prokurorinë e Selanikut ku priten të marrin edhe dënimet përkatëse nga drejtësia greke.