AKTUALITET, 25 Maj 2023, 17:35

Rama paralajmëroi sot rritjen e çmimit të energjisë, Tabaku: Ndihet i sigurt pasi kaloi zgjedhjet

Rama paralajmëroi sot rritjen e çmimit të energjisë,

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me paralajmërimin që kryeministri Edi Rama bëri sot në Kuvend se në verë do të nisë diskutimi mbi vendosjen e fashës për energjinë elektrike.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo është shprehur se pasi kryeministri kaloi zgjedhjet tashmë ndihet i sigurt për të rritur sërish çmimin e energjisë.

“KM pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurt për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës!”, shkruan Tabaku.