AKTUALITET, 25 Maj 2023, 21:18

“Beleri e dinte që përpara zgjedhjeve se do të fitonte”, flet zëdhënësi i fushatës së kryebashkiakut të ri të Himarës

“Beleri e dinte që përpara zgjedhjeve se do të
Beleri dhe Dhuli

Skerdjan Dhuli, zëdhënës i fushatës së kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se kandidati i koalicionit opozitar e dinte që përpara zgjedhjeve se do të fitonte kundër kryetarit ende në detyrë, Jorgo Goro. Sipas tij, arsyet duhen gjetur te dobësitë e kandidatit që kishte vënë PS-ja përballë Fredi Belerit, që është i arrestuar me akuzën për blerje votash që më 12 maj.

Biseda në studio:

Dhuli: Nuk kam komunikim me të (Belerin), as familjarët nuk kanë. Ditën e hënë kur ka qenë kontakti i fundit me familjarët e tij, ata i çuan rroba dhe ushqime dhe nuk e kanë takuar dot dhe kjo është e konfirmuar.

Doemos ai e ka marrë vesh që ai është kryetar bashkie, po ai nuk ka nevojë sot që ta marrë vesh se është kryetar bashkie, se e dinte përpara se të arrestohej.

Fredi Beleri ka qenë i bindur që do të fitonte, unë kam qenë i bindur se do të fitonte...

Rakipi: Po të gjithë. Sali Berisha në këtë studio tha se do të fitonte 61 bashki, Edi Rama tha po 61.

Dhuli: Unë e kam deklaruar publikisht në studio se bashkinë e Himarës e fiton Fredi Beleri, përpara zgjedhjeve. Pse? Së pari fitohet edhe duke patur parasysh se kë ke përballë. Beleri kishte përballë një kandidat të dikredituar, një kundërshtar që kërkonte mandatin e katërt, në fakt për herë të 5-të se kishte kandiduar edhe një herë në vitin 2003 dhe një njeri që për 12 vjet nuk rregulloi rrugën e lagjes së vet nuk kishte se si të mundte dot Fredi Belerin dhe një koalicion opozitar të gjerë.

Rakipi: Jorgo Goro vazhdon të jetë?

Dhuli: Po, derisa të konstituohet kryetari i ri.