TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën konfliktit të mbrëmshëm, ndërmjet disa personave, në rrugën “Sami Frashëri”.
Policia identifikoi 50-vjeçarin, që goditi me qytën e një arme zjarri, një 40-vjeçar, gjatë një konflikti në një lokal, për motive të dobëta dhe po punon intensivisht për kapjen e tij.
Nga hetimet dyshohet se 51-vjeçari qëlloi një herë, me armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk pati persona të dëmtuar. Po ashtu u vunë në pranga tetë persona të tjerë, të përfshirë në konflikt.
Ata janë; Kasem Stani(Pasha), Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani, Elton Ajredinaj.
Arma e zjarrit tip pistoletë u gjet në vendin e ngjarjes, ndërsa u sekuestrua bashkë me celularët e të arrestuarve dhe me prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.