TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve dhe në 12 i të shoqëruarve në polici pas ngjarjes kriminale që u rregjistrua në orët e vona të pasdites së të martës në aksin e rrugës Elbasan-Cërrik në vendin e quajtur “Ura e Zezë” në Papër, ngjarje pas të cilës rezultoi i plagosur i shumë kërkuari Nuredin Dumani.
Pas arrestimit të Dumanit në Fier dhe dy të tjerëve, mbrëmjen e djeshme u arrestuan po në këtë qytet edhe dy mjekë dhe një infermier që i kishin mjekuar plagët Dumanit në një ambient privat.
Ndërsa policia pas ngjarjes deri në mesnatën e fundit ja shoqëruar 12 persona të cilët janë duke u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë në të cilën dyshohet se janë përfshirë disa persona me precedentë kriminalë.