AKTUALITET, 30 Mars 2022, 21:49

Vihen në pranga dy të rinjtë shqiptarë/ Hyjnë në shtëpi dhe dhunojnë 89-vjeçaren greke, i grabitin vetëm 5 euro. Shokët i prisnin jashtë me makinë

Vihen në pranga dy të rinjtë shqiptarë/ Hyjnë në

Policia greke ka arrestuar dy të rinj shqiptarë dhe 2 shtetas grekë të cilët akuzohen se kanë grabitur një të moshuar, 89 vjeç. Efektivët ndaluan ditën e sotme në zonën e Soros, në drejtim të Volos katër personat nga të cilët tre grekë, dy të rinj dhe një adoleshente.

Dy të rinjtë shqiptarë  mësohet se në orën 10 të mbrëmjes së djeshme kanë hyrë nga dritarja e hapur brenda shtëpisë së 89-vjeçares kanë ushtruar dhunë fizike mbi të moshuarën dhe i kanë marrë asaj vetëm 5 euro nga komodina e saj e dhomës së gjumit. Më pas, ata u larguan me makinë ku i prisnin bashkëpunëtorët e tyre, shkruajnë mediat greke. 

Mobilizimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, i cili ka gjetur vendndodhjen e mjetit dhe arrestimin e autorëve në orën 12.30 pas mesnate teksa po ktheheshin për në Volos në të cilin udhëtonin autorët e grabitjes.