AKTUALITET, 30 Mars 2022, 21:29

Skema e mashtrimit me thirrjet telefonike nga Shqipëria/ Goditet banda që iu vodhi njerëzve miliona euro në të gjithë Evropën

Skema e mashtrimit me thirrjet telefonike nga Shqipëria/ Goditet banda
Foto ilustruese

Hetuesit gjermanë në bashkëpunim me prokurorinë dhe policinë shqiptare kanë shkatërruar një bandë, e cila përmes thirrjeve telefonike mashtronte njerëzit në shumë të mëdha financiare në vende të ndryshme të Evropës . Thirrjet telefonike që kryheshin nga Shqipëria mashtronin klientët duke ‘shitur’ produkte që as nuk ekzistonin.

Kjo skemë mashtrimi ka ndodhur për vite me radhë dhe dëmi vlerësohet të jetë me miliona euro. Në mes të marsit, 15 persona u arrestuan pas një operacioni të koordinuar midis autoritete shqiptare dhe atyre gjermane.

Mes të arrestuarve ishte edhe drejtuesi i kompanisë, bën të ditur selia e policisë në Frankoninë e Epërme dhe zyra qendrore për krimin kibernetik në zyrën e prokurorit publik të Bambergut.

Gjithashtu, janë konfiskuar serverë dhe kompjuterë të tjerë me sasi të konsiderueshme të dhënash. Ndërkaq, në prill të vitit 2019, viktimë e mashtrimit kishte rënë edhe një gjerman nga zona e Bayreuth-it.  Nga fundi i vitit 2018, ai kishte investuar 20 mijë euro në një platformë online të quajtur “BrokerZ”.

Llogaria e tij virtuale tregonte fitime prej dhjetëra mijëra eurosh, por përpjekjet e tij për të tërhequr paratë rezultuan të dështuara.  Ai bëri kallëzim në polici ku theksonte se ishte viktimë e një mashtrimi, transmeton BILD.

Në të gjithë Bavarinë, policia mori dijeni për disa reklama të tjera dhe mori ato në cilësinë e provës. Hetuesit dolën në përfundimin se kjo skema e mashtrimit kishte shkaktuar një dëm prej të paktën dy milionë eurosh, ku rasti i denoncimeve i njerëzve që kishin rënë viktimë ishte tejet i madh.

Gjithashtu një çift, nga zona e Aschaffenburg humbi rreth një milion eurosh. Një platformë tjetër e quajtur “Globalix” kishte mashtruar mjaft njerëz në shumë vende të tjera evropiane, midis tyre edhe Greqia. Për këtë arsye u krijua një ekip i përbashkët me autoritetet hetimore në Bullgari, Serbi dhe Greqi. Në fund të janarit të këtij disa kompani në Bullgari u hetuan me mbështetjen e Europolit.