TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas anulimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve të parashikuar për t’u mbajtur pasditen e sotme në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e socialistit Alqi Bllako.
Tabaku shprehet se kjo është një formë e avokatisë politike që po i ofrohet aferës 430 mln euro të inceneratorëve.
“Refuzimi për të mbledhur këshillin e mandateve nga ana e Kuvendit të Shqipërisë është një formë e avokatisë politike që po i ofrohet aferës 430 mln euro të inceneratorëve.
Fatkeqësisht partizanllëku politik është kthyer në armë kundër institucionit të parlamentit. Detyra e qytetarëve është të kuptojnë sa më mirë se si është e vërteta për vjedhjen e shekullit me vlerë 430 mln euro.
Përgjegjësia nuk ëahtë vetëm e Bllakos por ajo nis tek kryebashkiaku Fierit Subashi dhe vazhdon me Ahmetaj, Agaçin dhe Ramën”, shkruan Tabaku.