TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Presidenti Ilir Meta në përfundim të mandatit si kreu i shtetit mund të jetë ideatori i një lëvizje të re. Por vetëm kaq detaje ka dhënë.
Në një intervistë për “A2CNN”, Kryemadhi shtoi se “kostumi” i LSI-së i rri shumë i vogël një politikani si Meta, i cili sipas saj është një “instrument” që bashkon shumë grupe interesash në vend.
“Nuk e di nëse Ilir Meta do të kthehet në LSI apo jo sepse LSI është shumë e vogël për Metën, është një kostum që i rri ngushtë, por mund të jetë ideatori i një lëvizje të re që rikthen identitetin kombëtar dhe integritetin tonë, por mendoj se do të jetë një iniciativë. Për hir së vërtetës, na pëlqen apo s’na pëlqen, është politikani i vetëm që Kryemadhi me Bashën me vendimet që morën, e përballën tre herë me togat e pushkatimit: dy herë në Venecia ku ai e fitoi betejën dhe 1 herë në Gjykatën Kushtetuese. Meta është instrument që bashkon shumë grupe,”-tha Kryemadhi ndër të tjera.