AKTUALITET, 30 Mars 2022, 21:37

Mjekuan Dumanin në banesë, arrestohen dy mjekë dhe një infermier në Fier, në pranga edhe një shtetase kosovare (DETAJET)

Mjekuan Dumanin në banesë, arrestohen dy mjekë dhe një

Gazetari Eni Ferhati ka bërë me dije se kanë rënë në pranga 2 mjeke dhe një infermier të cilët kanë mjekuar në banesë Nuredin Dumanin duke mos e kallëzuar në polici.

Në emisionin “Ne Shenjestër”, Ferhati tha se në pranga ka rënë edhe një shtetase kosovare që ishte shoqëruesja e Dumanit, e cila kishte marrë edhe një banesë me qira.

Janë arrestuar 2 infermierë dhe 1 mjek që kanë bërë edhe kurimin e Dumanit. Mjekët kanë shkuar në banesë. Në pamjet shikohet se plaga e tij është e mire mjekuar dhe mjekët janë vënë në pranga me akuzën e moskallëzimit të krimit në vend që ta denonconin në polici. Është dalur edhe një shtetase kosovare që ka shoqëruar atë në ditët në vijim si dhe disa që kanë rolin e ndërmjetësit mes mjekëve. 

Banesa në katin e katërt të pallatit kishte 10 ditë që ishte marrë me qira nga shtetësja kosovare. Dumanit i është sekuestruar edhe një telefon i inkriptuar, një telefon që do i hedhë dritë me kë ka komunikuar ai.