TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministrit Edi Rama iu desh të shpenzojë një kohë të konsiderueshme para gazetarëve, pas daljes nga mbledhja e kryesisë së PS. Kjo për faktin se pyetjet lidhur me arrestimet për aferën e inceneratorëve ishin të shumta.
Rama tha se përgjegjësitë janë individuale dhe se PS "nuk do të bëhet mburojë politike", duke sinjalizuar se askush që ka probleme me drejtësinë, nuk do të ketë mbrojtjen e tij.
Megjithatë, duket se inceneratorët do të "hanë" akoma më tepër koka në politikën shqiptare.
Vetë Rama u tha gazetarëve "mësohuni t’i besoni këto se do shikoni shumë më tepër akoma!”
Nuk dihet nëse ai po i referohej çështjes së inceneratorëve apo ishte një referencë ndaj reformës në drejtësi në përgjithësi.
Megjithatë, korridoret e politikës dhe medias gëlojnë me aludime për atë që e ka rradhën pas Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos.
VIDEO: