TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi pasditen e kësaj të mërkure se mbledhja e Këshillit të Mandateve për deputetin Alqi Bllako, e parashikuar për në orën 18:00, nuk do të mbahej pasi me dorëheqjen e deputetit bie objekti i shqyrtimit të komisionit.
Megjithatë përfaqësuesit e PD-së në komision kanë mbajtur mbledhjen pa prezencën e mazhorancës, ku kanë firmosur dhe procesverbalin.
Në procesverbal theksohet se mbledhja është e vlefshme, pasi anulimi i saj është jashtë kompetencave të kryetares së Kuvendit.
Sipas PD shmangia e mbledhjes e fut procesin penal në kurthe proceduriale të cilat mund të shfrytëzohen më pas nga i pandehuri.
