AKTUALITET, 2 Shtator 2022, 15:06

Vritet me armë zjarri 57-vjeçari në Shkodër (Emri)

Vritet me armë zjarri 57-vjeçari në Shkodër (Emri)

Vritet Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekorjas, i akuzuar për atentatin ndaj shtetasit Alban Bruçi.

57-vjeçari Ismet Çekorja ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së tij në lagjen “Guerrile”, në Shkodër.

Shkodër/Informacion paraprak

Në lagjen “Guerrile”, në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.