AKTUALITET, 2 Shtator 2022, 12:05

Lihet në burg “Boss-i” turk i kriptomonedhave, “dritë jeshile” për ekstradimin

Lihet në burg “Boss-i” turk i kriptomonedhave,

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin turk Faruk Ozer.

Vendimi i hap dritën jeshile ekstradimit të tij në Turqi, pasi akuzohet se mashtroi qindra mijëra njerëz me investime në bursë.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke dhe u kap duke pushuar në Himarë.

Avokatja turke pas përfundimit të Gjykatës u shpreh se Faruk Ozer i ka dëmshpërblyer një pjesë të personave dhe ka mbërritur në shtetin shqiptar me pasaportën e tij dhe jo të falsifikuar.

“Shuma e cila mendohet që Farku Ozer ka marrë nuk është e vërtetë”, tha ajo.