TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ilir Meta e konsideron "akt terrorist" ndaj "medias së lirë", shembjen e dy pishinave të Irfan Hysenbelliut në resortin "Prestige", për të cilat Ministria e Brendshme thotë se janë pa leje.
Meta deklaroi se Rama po sulmon Hysenbelliun, për shkak të qëndrimit editorial të mediave të tij.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Sali Berisha, duke deklaruar se sulmi është politik.
"Akti terrorist i ditës së sotme drejtohet ndaj medias së lirë, grupit mediatik që nuk ka plotësuar vetëm një kusht: ndërrimin e politikës editorial që të bëhet një kopje e ERTV.
Është gjithashtu akt terrorist ndaj lirisë së pronës dhe sipërmarrjes në këtë vend, ku ato që nuk janë të lidhura me Edi Ramën dhe familjen e tij, vuajnë për të përballuar aktivitetin e tyre dhe mbijetuar vështirësive", tha Meta.