AKTUALITET, 2 Shtator 2022, 13:19

“Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta”/ Krijoi skemën gjigande të mashtrimit me kriptomonedhat, lutja e 28-vjeçarit turk ndaj togave të zeza

“Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta”/ Krijoi

“Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta”, ishte kërkesa e 28-vjeçarit turk, Faruk Ozer ndaj togave të zeza gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Elbasanit.

Por kërkesa e tij nuk është marrë në konsideratë, pasi gjykatësi i çështjes ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij dhe është miratuar kërkesa për ekstradimin e bosit turk në atdhe, ku pritet të gjykohet për mashtrimin e qindra qytetarëve me investimet në bursa me anë të kompanisë së tij “Thodex”.

Avokati i tij shqiptar Sajmir Mengjezi kërkoi një masë më të butë ndaj klientit të tij, gjë që u hodh poshtë nga gjykatësi.

Zhvillimet brenda në seancë u ndoqën dhe nga avokatja turke e 28 vjeçarit Sevgi Eraslan. Në një prononcim për median ajo  pretendon se klienti i saj nuk është personi përgjegjës, për të mashtrimin që akuzohet, duke e cilësuar sulmin ndaj tij si politik.

Faruk Fatih Ozër akuzohet se u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”.

Kompania përmes të cilës vepronte Ozer shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Një ditë më parë në Elbasan mësohet se ka udhëtuar zv.drejtori i policisë turke, Resul Holuglu i cili eshte shprehur falënderues ndaj operacionit të autoriteteve shqiptare.