TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokatja e Faruk Ozer e ka mbrojtur klientin e saj duke deklaruar para mediave se i riu “nuk është personi përgjegjës për ato që e akuzojnë”.
Avokatja ka deklaruar se Ozer i ka dëmshpërblyer një pjesë të personave që kanë investuar në kriptovaluta.

Sipas saj, ai ka mbërritur në shtetin shqiptar vitin e kaluar me pasaportën e tij dhe jo një të falsifikuar.
“Shuma e cila mendohet që Faruk Ozër ka marrë është gënjeshtër”, u shpreh avokatia.
Lidhur me vendimin e gjykatës e cila e la në burg bosin turk të kriptomonedhave, ajo tha se do të apelohet.
“Bëhet fjalë vetëm për politikë. Në mediat shqiptare dhe ato turke thuhen gënjeshtra për akuzat ndaj tij. Ne mund të themi prokuroria e Turqisë dhe institucionet atje thuhet se dëmi është 20 milionë dollarë dhe jo 2 miliard dollarë siç thuhet në media.
Ai nuk është personi përgjegjës për ato krime që e akuzojnë. Nga 20 mln dollarë dëm, gjysma e tyre i janë kompensuar familjeve.
Dhe gjysma e familjeve të dëmtuara i kanë tërhequr pretendimet. Ka arsye politike. Ai erdhi si biznesmen në Shqipëri, erdhi për të investuar”, tha avokatja.