TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një qytetar i guximshëm ka protestuar sot në Moskë, kundër masakrës që tronditi mbarë botën që ndodhi në Bucha. Protestuesi është shtrirë përtokë dhe duart i ka lidhur, në shenjë kundërshtie për mënyrën se si u ekzekutuan qytetarët ukrainas.
Imazhet tronditëse të trupave në rrugët e qytetit të Buchas disa me duar të lidhura, kanë provokuar një shpërthim të dënimit ndërkombëtar të Rusisë në ditët e fundit. Fotot e protestës janë shpërndarë nga faqja e pavarur ruse, Holod.media.
Stafi i faqes është larguar nga Rusia dhe shpesh është vënë në shënjestër nga autoritetet ruse, por nuk janë bllokuar ende.
Protestuesi është fotografuar në pjesë të ndryshme të kryeqytetit rus, duke përfshirë në një urë pranë katedrales së qytetit.


