TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Artan Simaku epidemiolog, specialist i ISHP duke folur për mediat këtë të martë ka konfirmuar se në vendin tonë është duke qarkulluar nënvarianti i ri i Omicron, BA2, në qytetet e mëdha të vendit.
Ai tha se përjashtohet mundësia që ky nënvarianti i ri që përhapet edhe më shumë se sa Omicron, të shkaktojë një tjetër valë të pandemisë, por theksoi se në javët në vijim parashikohet një rritje e lehtë e rasteve pozitive.
“Sot kanë ardhur përgjigjet nga laboratori i referencës, e ashtu siç pritej është konfirmuar dhe prania e nënvariantit BA2 të Omicronit.
Duhet thënë që mbizotëron shumica absolute e monstrave janë me BA1 dhe 8.3% me nënvariantin BA 2. Në javët në vijim pritet të bëhet dominues si ka ndodhur dhe në shtetet e tjera e vendet e rajonit.
Monstrat e dërguara janë dhe monstra të pacientëve të shtruar në spital dhe të pacientëve ambulatorë.
Varianti BA2 prezenca është gjetur në disa rrethe të vendit kryesisht në rrethet e mëdha. Për shkak të transmetueshmërisë shumë të lartë dhe më të lartë se Omicron.
parashikohet një rrije e lehtë e rasteve. Nuk parashikohet valë tjetër por rritje e lehtë e numrit të rasteve parashikohet, është herët për të parashikuar tani por po monitorohet javë pas jave.
Nëse e krahasojmë me Omicron, klinika është e njëjtë, klinikë e lehtë, për prekjen e aparatit tretës ka klinika të rralla. Mund të ngatërrohet me virozat. Më të riskuar janë personat e pavaksinuar”, tha ai.
Instituti Shëndetit Publik: Konfirmohet prezenca e varianteve të reja në vend BA1 i Omikron dhe BA2:
Instituti Shëndetit Publik informon qytetarët se në vendin tonë është konfirmuar prezencë në qarkullim e varianteve BA1 i Omikron dhe të BA2.
Nga laboratori i referencës në Gjermani, jemi informuar me prurjen e përgjigjeve të mostrave të dërguara për sekuencim, ku nga totali i 556 mostrave ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omikron, por kemi edhe prezencë në qarkullim dhe të BA2. Gjithashtu në një % shumë të ulët dhe qarkullim të variantit delta.
Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë:
86%(476) janë mostra BA1
8.3%(46) janë mostra BA2
3% (18) janë mostra delta
Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore.
Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të transmetueshmërisë së lartë.
Instituti Shëndetit Publik, ju bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID-19 pranë qendrave shëndetësore ose pikave të përqendruara të vaksinimit.
Për mbrojtjen e shëndetit është i rëndësishëm vaksinimi me të treja dozat e vaksinës anti-COVID.