AKTUALITET, 5 Prill 2022, 09:47

Ushtria ukrainase merr nën kontroll një terren kyç në veri të vendit

Ushtria ukrainase merr nën kontroll një terren kyç në veri

Forcat ukrainase kanë rimarrë një terren kyç në veri të Ukrainës, pasi detyruan trupat ruse që të tërhiqen nga zonat përreth Chernihiv dhe në veri të Kievit.

Lajmin e bën të ditur Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Raporti i fundit i inteligjencës britanike, i l publikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm thotë: “Luftime në nivele më të ulëta ka të ngjarë të vazhdojnë në disa pjesë të rajoneve të rimarra rishtazi, por do të zvogëlohen ndjeshëm gjatë kësaj jave pasi pjesa e mbetur e forcave ruse të tërhiqet.”

Shumë njësi ruse që tërhiqen nga Ukraina veriore ka të ngjarë të kërkojnë ri-furnizim përpara se të jenë të disponueshme për t’u rivendosur për operacione në Ukrainën lindore.