AKTUALITET, 5 Prill 2022, 13:00

“Takova kryetarin e komanduar”, Ambasadorja e SHBA-ve njeh Alibeajn si kryetar të PD

“Takova kryetarin e komanduar”, Ambasadorja e SHBA-ve njeh Alibeajn

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pasur një takim sot me Enkelejd Alibeajn, të cilin e ka quajtur "kryetar të komanduar të PD". 

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane ka publikuar detaje nga takimi dhe jep mesazhin se SHBA pret që si PD dhe Shqipëria vetëm të forcohen. 

Ambasadorja amerikane ka njohur kështu Alibeajn si kryetar të komanduar të PD, ndërkohë që PD është futur në një spirale juridike. 

“Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”, shkruan Yuri Kim.

“SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e kësaj partie.

Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dy vetëm të forcohen”, thekson Kim.

POSTIMI I PLOTË

Diskutim shumë i mirë sot me Ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD dhe drejtuesit të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh.

SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e kësaj partie.

Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dy vetëm të forcohen.

Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!

“Takova kryetarin e komanduar”, Ambasadorja e SHBA-ve njeh Alibeajn