AKTUALITET, 5 Prill 2022, 13:08

Lufta në Ukrainë, Suedia dëbon tre diplomatë rusë

Lufta në Ukrainë, Suedia dëbon tre diplomatë rusë

Suedia ka njoftuar se do të dëbojë tre diplomatë rusë, për të cilët thotë se nuk po veprojnë në përputhje me rregullat ndërkombëtare.

Ministrja e Jashtme Ann Linde tha: “Sot, Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur të dëbojë tre diplomatë rusë, puna e të cilëve në Suedi nuk është në përputhje me Konventën e Vjenës.”

Vendimi vjen pasi Franca dhe Gjermania urdhëruan gjithsej 75 diplomatë rusë të largoheshin pas krimeve të dyshuara të luftës nga forcat e Moskës në qytetin ukrainas Bucha.