AKTUALITET, 5 Prill 2022, 10:44

Fadromat e IKMT-së nisin shembjen e hotelit tre katësh ku pati tension mes policisë dhe banorëve, pronari kërcënoi me vetëvrasje

Fadromat e IKMT-së nisin shembjen e hotelit tre katësh ku pati tension

Ka nisur sot rreth orës 10:00 të mëngjesit puna e fadromave të IKMT për rrëzimin e hotelit trekatësh në Radhimë të Vlorës.

Nuk ka pasur asnjë reagim nga pronarët e godinës, të cilëve iu ishte lënë një afat 10 ditor për boshatisjen e ndërtesës.

Kujtojmë që pak javë më parë, në këtë godinë pati tension mes policisë e pronarëve, ku një prej tyre hipi në tarracën e godinës së bashku me fëmijën e vogël dhe kërcënoi me vetëvrasje.

Ndërkohë shtetasja italiane që kishte marrë me qira hotelin, thotë për mediat se ka mbetur në mes të rrugës.

“Të kisha të paktën një çati mbi krye se nuk kam ku të shkoj. Unë kam paguar dhe taksat për gjithë vitin 2022”.