AKTUALITET, 5 Prill 2022, 10:00

EMRI/ Emërohet administratorja e Albpetrol, pas arrestimit të Florian Muçës me urdhër të SPAK

EMRI/ Emërohet administratorja e Albpetrol, pas arrestimit të Florian

Alketa Hila është emëruar Administratore e Albpetrol në Fier.

Hila është emëruar si Administratore e Albpetrol deri në zgjedhjen e një emri të ri.

Hila e cila është me profesion mjeke, ka marrë detyrën përkohësisht deri në zgjedhjen e një emri te ri nga bordi i kompanisë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Emërimi i saj vjen pasi Florian Muça u arrestua nga SPAK, pasi dyshohet si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.

Florjan Muça gjithashtu ka qenë administrator i përgjithshëm i Bashkisë Fier dhe anëtar i komisionit të prokurimit të inceneratorit të të njëjtit qytet.

Për çështjen e inceneratorëve, u ngrit një Komision i Posaçëm Hetimor ku dëshmuan disa administratorë, punonjës të këtyre impianteve si dhe politikanë.