AKTUALITET, 31 Tetor 2025, 09:30

Përshëndet gazetarët, Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese, shfaqet i buzëqeshur

Përshëndet gazetarët, Veliaj hyn me pranga në Gjykatën

Erion Veliaj ka lënë sot qelinë e paraburgimit për herë të parë që prej 10 shkurtit, kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, për të hyrë në sallën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Ai u nis nën masa të rrepta sigurie nga ambientet e paraburgimit në Durrës pak para orës 9 të mëngjesit. Kujtojmë se seanca në Gjykatën Kushtetuese do të jetë e hapur për mediat, ndërsa Veliaj pritet të flasë, duke dhënë argumentet e tij kundër shkarkimit.