TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Preç Zogaj, duke folur për seancën e nesërme të Gjykatës Kushtetuse ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se pas kësaj seance Gjykata Kushtetuese do të shprehet nëse është ligjor, apo jo shkarkimi i tij nga detyra e kryebashkiakut. Zogaj u shpreh se aty nuk është vendi ku Veliaj të mbajë fjalim politik, sepse ai betejën e ka me akuzën penale jo me Gjykatën Kushtetuese.
Zogaj: Nesër do të ndodhë një proces i rregullt ligjor ndaj Erion veliajt. Do të jetë aty dhe do të mbajë fjalim. Gjykata Kushtetuese nesër ose një ditë tjetër do të shprehet nëse është ligjor shkarkimi i Erion Veliajt. Nuk bën vaki që ajo vepron si gjykatat penale se ka detyrë tjetër. Në atë gjykatë nuk është vendi për të mbajtur fjalime, se nuk pi ujë. Ai betejën e ka me akuzën penale, jo me Gjykatën Kushtetuese. Për shpalljen si të burgosur politik kjo është e zakonshme. Edhe Nikolas Sarkozi, ish -president i Francës tha se ishte i burgosur politik, edhe pse e ka marrë vendimin e formës së prerë.
Lala: Historia që është i burgosur politik, është marrëzi. Ai mund të kërkojë edhe kurorën e mbretit, por Veliaj nuk është i burgosur politik se po gjykohet nga SPAK.
Zogaj: Nesër nuk bëhet gjykim për akuzat e tij. Ai e ka betejën me gjykatën me 3 shkallë të gjykatës nëse do ta vazhdojë. Se çfarë thonë avokatët, se çfarë thotë i akuzuari s’ka vlerë fare. Avokatët thonë se ai është i burgosur politik.
Gjykata do të shikojë nëse ky nen që është taksativ zbatohet kështu siç është për pushtetin vendor apo është i ndërlidhur me ligje të tjera dhe prandaj është vënë në lëvizje Gjykata Kushtetuese. Edhe vetë avokatët e mbajnë këtë pjesën e qëndrimit politik e mbajnë në nivelin e paraburgimit, se nuk janë amatorë që të thonë atë që duhet të thotë gjykata, por nuk flet Akoma paraburgimi për akuzat, akuzat janë atje.