TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Preç Zogaj, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për thirrjen në SPAK të ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, për hetimet mbi 21 janarit, u shpreh se ai ka patur rol figuranti dhe se pas tij do të thirren me radhë, deri te Berisha.
“Është një ngjarje. Basha ka qenë Ministër i Brendshëm, ka qenë i pranishëm vetë. Basha ka patur atje një rol figuranti, aktori kryesor që e ka përfaqësuar, për të prishur provat, për të avancuar një narrativë sikur kanë vrarë njëri-tjetrin, publikisht i ka marrë përsipër kryeministri Berisha. Madje edhe përpjekjen për të akuzuar protestuesit që kanë kryer vrasjet me çadra pistoletë, thika me helm...
Thirrja e Bashës është e pashmangshme. Për mua përbën një zhvillim thirrja e tij. Hetimet për 21 janarin po zhvillohen. Edhe thirrja e Ministrit të Brendshëm. Do të thotë kanë për t’u thirrur me radhë, edhe Berisha. Ai i ka dalë zot vetë publikisht.
Është shumë e rëndësishme që ky hetim po zhvillohet. Është mbajtur për shumë gjatë”- tha Zogaj.