AKTUALITET, 30 Tetor 2025, 22:25

Vrasjet në vend, Mërtiri: Gangsterizmi është kthyer në vlerë, dominon nga periferia në politikë

Vrasjet në vend, Mërtiri: Gangsterizmi është kthyer në

Sociologu dhe analisti Ergys Mërtiri, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, vrasjet për motive banale, që kanë tronditur vendin, u shpreh se kjo frymë dominon nga periferia deri në politikë. 

Biseda

Mërtiri: Gangsterizmi është kthyer në vlerë që dominon kudo dhe dominon jo vetëm në këto getot apo zonat periferike, por deri në politikë. Po të shohësh në parlament, mënyra se si sillen ata, shillen si të fortë. Ata vetëm se janë para kamerave aty, po të kishin kobure në brez bëjnë të njëjtën gjë.    Nuk vlerësojmë njeri që punon me djersë. Qeshin njerëzit.

Toçe: Mungesave e vlerave. Vlera më e madhe që ekzoston në nivelit drejtues është akumulimi i materies. Çfarë shembulli mund tu jap fëmijëve të mi, kur një politikan sot, apo një person që është oligark trashëgon pasuri në mënyrë të pashpjegueshme, si mund tia them fëmijës, kur ky shtet nëse do shtëpi, punë, karrierë, duhet të akumulosh prona pa fund?

Mërtiri: Ngatërrohet morali, me kodin e rrugaçit. Këtu nuk kuptojnë se çfarë është morali. Morali është ai që është i fortë, që bën budallakun, që kacafytet. Shqiptarët nuk bëjnë trimnëri, por budallallëqe. Trimërinë ta tregojë me Ramën që u prish shtëpinë, ose në Serbi.