TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dorian Matlija, avokat, duke komentuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, thirrjen e Lulzim Bashës në SPAK, për çështjen e 21 Janarit, u shpreh se në regjistrimin që ka SPAK, mund të ketë edhe pjesë ku Basha flet në radio.
“Kam përfaqësuar disa nga familjarët e viktimave. Familjen Nika jo, por duhet të kemi parasysh që në këtë moment, çështja është hapur me vendimin e Gjykatës së Lartë për ta detyruar SPAK të hetojë 21 Janarin, pasi SPAK fillimisht mori vendim se nuk i takonte si kompetencë.
Hetimi ka lidhje me predhën që u gjet në trupin e Aleks Nikës. Sot ka mjete më të specializuara. Edhe me audiopërgjimin që ka SPAK, mund të zbardhet ngjarja. Shoh që ka mundësi të mira.
Kemi parasysh që Basha ka qenë Ministër i Brendshëm. Jo vetëm kaq, por edhe në audiopërgjimin e dorëzuar në SPAK përmendet një frazë, "ja po të kaloj ministrin". Këtu audio e bërë publike pritet, por audio që ka shkuar në prokurori është më e gjerë, më kanë thënë dhe ka shumë mundësi të ketë pjesë të Bashës që flet në radio.
Predha ka qenë shumë e deformuar, dyshohet se mund të ketë dalë nga arma e komandatit të Gardës, por do të duhet riekspertim, nuk e kam informacionin ku e kanë çuar pasi janë hetime sekrete”.