AKTUALITET, 30 Tetor 2025, 19:51

“Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor”- Berisha: Kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë! Drejtësia që mungon solli edhe ekzekutimin publik të gjykatësit

“Shqiptarët presin 16 vite për një proces

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij sot në parlament, pas raportimit vjetor të Avokates së Popullit, Erinda Ballanca.

Berisha vuri theksin te zvarritja e proceseve gjyqësore, teksa e solli dhe si shkak për vetëgjyqësinë e lartë në vend dhe vrasjen e gjykatësit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit gjatë një procesi gjyqësor.

Berisha: Një situatë dramatike si kjo nuk ekziston në asnjë vend të botës. Qytetarët e një vendi kanë të drejta themelore dhe një prej tyre është procesi gjyqësor i drejtë. Si asnjë vend tjetër presin 16 vite dhe nga vjet gjer si vjet, kjo është për të qarë jo për të qeshur. Buzëqeshja jote nuk më shqetëson. Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor. Kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë. Janë 643 raste vetëgjyqësie. 180 vrasje, 220 plagosje, qindra vepra të tjera penale.

Kur kreu i KLD deklaron se nga 1 vit në tjetrin afati 16-vjetori është shkurtuar vetëm me 16 ditë, ju garantoj se shqiptarët dhe kushdo në diktaturë janë më të përfillur nga drejtësia se në Shqipërisë. Drejtësi që mungon, që krijon ato shpërthime që pamë nga ekzekutimi publik i gjykatësit. Kemi të bëjmë me mohimin e një të drejte që shqiptarët e kanë gëzuar nga koha kur janë ndarë nga shoqëria para-shtetërore. Edhe në PO e kanë gëzuar. Edhe gjatë diktaturës e kanë gëzuar. Sot nuk e gëzojnë dot. Ligjin sot e gëzojnë vetëm gjyqtarët.

Zbardhja e një vendimi sipas kreut të qeverisë së gjykatësve kërkon 1200 ditë.