AKTUALITET, 30 Tetor 2025, 23:32

Veliaj i burgosur politik?/Lala: Nuk po gjykohet për idetë, por për 13 akuza penale! Bushati: Arkitekti i hajdutërisë nuk preket...

Veliaj i burgosur politik?/Lala: Nuk po gjykohet për idetë, por

Avokatët e Erion Veliajt, e kanë shpallur atë të persekutuar politik, në një raport të publikuar për çështjen e tij penale. 

Gjatë emisionit "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u diskutua nëse Veliaj është një i burgosur politik. 

Klodiana Lala: Veliaj nuk është i burgosur politik, nuk po gjykohet për ide. Po gjykohet për 13 akuza penale, 9 prej të cilave me dyshimet për korrupsion. SPAK pretendon se ka prova për secilën akuzë. Veliaj thotë nuk ka. Kjo vazhdon në gjykatë. Ndjekja penale është ushtruar konform procedurave. Patjetër ai mund të hetohet edhe për gjëra të tjera. 
Bushati ka tezë, që thotë SPAK e hetoi për gjërat e vogla dhe jo për të madhen. Prokurorët pretendojnë se kanë prova për të provuar këto vepra penale. Ai nuk u rrëmbye nga SPAK. SPAK vajti në gjykatë dhe gjykata ka vendosur. Nuk i është shkelur asnjë e drejtë.
Ama, nëse them se për Veliajn si çdo funksionar duhet hetuar dhe gjykuar, sa i përket shkarkimit kam dyshimet e mia. Lidhen me mënyrën si funksionojnë institucuonet.
Veliaj për mua ka bërë shumë herë më tepër se sa e akuzon SPAK, por nuk them është i burgosur politik.

Andi Bushati: Erion Veliaj, nuk kam patur shpresë, por këta të vetët që e mbanin delfinin e Edi Ramës, për të njëjtin krim, njërin drejtësia e kap dhe tjetrin e amniston, atëherë drejtësia ndërhyn në konkurencën politike. Kjo e bën të burgosur politik.

Ergys Mërtiri: Nëse drejtësia dikujt nuk i ka dhënë hakun, nuk domethënë asgjë, nuk shpëton Veliajn.

Andi Bushati: Unë kam tezën, që ideatori, arkitekti, hajduti, përfituesi, i inceneratoërve është Edi Rama. Nëse Rama dirigjon drejtësinë për ti dhënë ca viktima për inceneratorin dhe vetë shpëton, këtu jemi në rastin tipik të një drejtësie politike.

Klodiana Lala: I burgosur politik shkon për idetë, jo se njëri është aministuar dhe tjetri jo.