TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PSD, Tom Doshi ka votuar në Tiranë. Pasi votoi ai u pyet nga gazetarët për pritshmëritë dhe qëndrimin e PSD-së.
Në një prononcim për mediat, ai është shprehur se pret që rezultati për PSD në shkallë vendi të jetë një surprizë.
I pyetur mbi mundësinë e koalicioneve pas zgjedhjeve, Doshi është shprehur se e sigurt është që PSD nuk bashkëpunon me kreun e PD Sali Berisha.
“Është dita më e rëndësishme për 4 vitet e ardhshme dhe kush do të jetë përfaqësues i qytetarëve në Kuvend. Kam shumë shpresë se rezultati për PSD do të jetë një surprizë në të gjithë Shqipërinë. Me zotin Berisha nuk bëj koalicion. Për sa i përket PS do të shohim ecurinë e rezultatit”, tha ai.