AKTUALITET, 13 Prill 2022, 12:00

Kancelari i gjykatës së Elbasanit përfundoi në koma nga dhuna, zbardhet dinamika e ngjarjes, identifikohen autorët

Kancelari i gjykatës së Elbasanit përfundoi në koma nga

Pas 48 orë hetimi intensiv policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në lagjen “Kala” në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i plagosur Kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, Ledio Sulkuqi.

Balkan Web raporton se nga provat e shumta të grumbulluara si edhe nga shqyrtimi i pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë janë identifikuar edhe dy autorët e dyshuar të përfshirë në dhunimin dhe plagosjen me mjete të forta të 51-vjeçarit.

Sulkuqi punon si Kancelar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit që nga viti 2014.

Ai u gjet në gjendje kome dhe me plagë në kokë e fytyrë nga kalimtarët rreth orës 22:30 të mbrëmjes së dielës në rrugicën pranë shtëpisë së tij.