TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti Belind Këlliçi ka denoncuar në Komisariatin Numër 1 të Tiranës bastisjen e zyrave të kreut të FRPD-së, si dhe kërcënimin me armë të të rinjve demokratë.
Në një deklaratë për mediat pas denoncimit në Polici, Këlliçi u shpreh se të rinjtë e FRPD janë kërcënuar nga persona të armatosur brenda ambienteve të PD.
"Unë bëra kallëzim se nuk mund të depozitoj prova, e keni parë ju bastisjen e zyrës sime. Zyra ka qenë hapur. Denoncova vjedhjen e laptopit tim dhe të dhënat personale. Unë bëra detyrën. Bëj përgjegjës drejtpërdrejt Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin. Të rinjtë e FRPD kanë marrë kërcënime nga persona të armatosur në ambientet e brendshme të PD. Kam kërkuar të merren në administrim kamerat dhe nuk do të jetë çudi që të fshihen kamerat. Persona që nuk kanë lidhje me PD dhe nuk janë pjesë e grupit zyrtar të shoqërimti të Bashës. Janë persona të tjerë të panjohur. Nuk jam aspak i kërcënuar kam ardhur këtu për të bërë detyrën time si qytetar. Nuk pres rezultat nga policia. Nuk më shqetëson presioni, shantazhi se jemi për një kauzë të drejtë. Jemi për një PD të drejtë që të mos i ngjajë kësaj PD të shëmtuar që kemi parë këto ditë.
Nëse një riu të FRPD i preket një fije floku do të bëjmë transparente gjithçka me administrimin e PD në këto vite, oligarkët, nga shpk përreth dhe nga persona të përfshirë. I bëj thirrje të tërhiqet menjëherë nga ky degradim politik. I shërben atij të ruajë dinjitetin e tij. Është për të ardhur keq që është një i ri në moshë duket si një sovjetik", tha Këlliçi për mediat.