TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, se përfshirja e kompanisë “Kurum” në trafikun e mbetjeve të rrezikshme u tentua të mbyllej, por ishte ndërhyrja e OLAF, Zyrës Evropiane kundër Mashtrimit, që hetimet e prokurorisë në Shqipëri vazhdojnë për dy vepra penale.
“Ka dy vepra penale. Një për “shpërdorim detyre” për zyrtarët hallkat institucionale për kompaninë “Kurum” dhe “Sokolaj” sepse historia nuk përfundon kur licensohet, por si asgjësohen edhe mbetjet e rrezikshme.
Më pas është vepra për “kontrabandën e lëndëve të rrezikshme” për kompanitë. Këtu kemi një problematikë tjetër.
Prokuroria duhet kë kërkojë informacion nga Tajlanda se ku do të shkonte kjo ngarkesë, a kishte kompania aftësi për t’i asgjësuar. Duhet bërë hetimi i kompanisë kroate që bëri analizat. Prokuroria shqiptare ka marrë mostrat pranë kompanisë “Kurum” dhe “Sokolaj” dhe i kanë dërguar pranë laboratorëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore nëse janë këto mbetje apo të tjera dhe kjo është e paqartë. Kur konteinerët të mbërrijnë në Shqipëri do të bëjnë analizat nëse janë këto, apo janë të tjera lëndë.
Duke qenë OLAF në lojë, prokurorët shqiptarë janë të rezervuar. OLAF është zyra evropiane kundër mashtrimit. Nuk do të deklarohej se ishte Kurumi në lojë, po të mos ishte OLAF-i. Kjo çështje nis në Kurum dhe përfundon në Tajlandë. Është kompania që ka bërë asgjësimin, pastaj transportin. MAERSK tha se nuk do të kishte bërë transportin nëse do ta dinte se ishin mbetje të rrezikshme dhe për këtë arsye po i kthej.”- u shpreh gazetarja Lala.