AKTUALITET, 10 Tetor 2024, 21:43

“Është e dyta herë që Erdogan bën mitingje të turpshme me xhamitë”, Gjinishi debaton me Hysën për rolin e presidentit turk

“Është e dyta herë që Erdogan bën mitingje
Hysa dhe Gjinishi

Teologu Ermir Gjinishi dhe historian Roald Hysa debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, për praninë e presidentit turk Erdogan dhe rolit të Turqisë në drejtimin e xhamisë së Namazgjasë. Gjinishi u shpreh se është e dyta herë që Erdogan bën mitingje të turpshme me xhamitë, ndërsa Hysa u shpreh se shqiptarët kanë drejtuar Perandorinë Osmane 600 vjet!

Pjesë nga debati

Ermir Gjinishi: Është e dyta herë që Erdogani vjen në Shqipëri. Vizitën e parafundit vizitoi xhaminë e Et’hem Beut me kusht që Komuniteti Mysliman të mos jetë. Solli shqiptarë dhe joshqiptarë  dhe bëri miting të turpshëm atëherë, që përsëritet sërish sot.

Roald Hysa: Nuk flitet kështu.

Ermir Gjinishi: Është komplet miting i turpshëm. Nuk mund të shoqërohet vizita e një Presidenti, ai mund të vizitojë kisha dhe xhami, por gjatë kohës që ai futet në xhami dhe jashtë ke 500 njerëz që valëvisin flamurin turk, unë nuk e kuptoj këtë pjesë. Ti si e kupton këtë pjesë?

Roald Hysa: Unë e kuptoj këtë pjesë. Ne 600 vjet ne kemi drejtuar Perandorinë Osmane.

Ermir Gjinishi: Ne kemi patur tre papë, por nuk i themi Vatikanit hajde në Shqipëri...