AKTUALITET, 10 Tetor 2024, 17:46

Hapet xhamia e Namazgjasë, momenti kur Rama dhe Erdogan presin shiritin

Hapet xhamia e Namazgjasë, momenti kur Rama dhe Erdogan presin shiritin

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan kanë inauguruar zyrtarisht xhaminë e Namazgjasë në Tiranë.

Të dy liderët, të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, Linda Rama dhe Emine Erdogan kanë prerë shirtin në shenjë simbolike të inaugurimit të këtij objekti.

Xhamia e Namazgjasë u inaugurua ditën e sotme, teksa kreu i shtetit turk erdhi në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Me hapjen e saj xhamia e Namazgjasë është objekti më i madh i këtij lloji në rajonin e Ballkanit, duke zënë një hapësirë prej 10 mijë metrash katrorë.