AKTUALITET, 10 Tetor 2024, 19:26

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një person me biçikletë, niset drejt spitalit në gjendje të rëndë

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një person me

Një aksident ka ndodhur në bulevardin Ismail Qemali, pranë Teatrit Petro Marko, ku një automjet ka aksidentuar një kalimtar.

Menjëherë ka mbërritur ambulanca, e cila ka marrë të plagosurin për ndihmën e parë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë.

I plagosuri po lëvizte me biçikletë në vijat e bardha kur është aksidentuar nga një automjet Benz. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.