TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dorian Balliu, hoxhë në xhaminë “Sulejman Pashë Vërlaci” në Elbasan, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, u shpreh se xhamia e Namazgjasë është dhuratë nga Erdogani, por duhet të menaxhohet nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.
“Unë thashë që Erdogani bëri dhuratë një xhami, Zoti ia shpërbleftë. Duhet të jetë pjesë e menaxhueshme nga KMSH.
Nuk e gjejnë gjuhën e përbashkët sepse janë konflikte jashtë territorial.
Kjo marrëveshje që ka bërë shteti shqiptar dhe turk, për ta menaxhuar përmes një fondacioni është zgjidhje e duhur dhe e vetmja për ta zgjidhur.
Dua që xhamia të jetë e shqiptarëve, t’u shërbejë brezave, njerëzve.
Erdogan është mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, i do shumë shqiptarët.
Fatin e Kishës Katolike dhe Ortodokse e pësuan edhe myslimanët në Shqipëri, me ndërhyrjen e këtij grupimi. KMSH duhet t’u kthehet prapë shqiptarëve!”-tha Balliu.