TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se shteti shqiptar është përulur tërësisht ndaj presidentit turk Erdogan dhe interesave të tij politike dhe këtë e dëshmon jo vetëm inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë dhe përjashtimi i KMSH, por edhe ngjarje të tjera, ku Shqipëria ka vepruar kundër të drejtave të njeriut për t'i shkuar për shtat politikave të Erdogan.
"Unë problemin e ndikimit të Erdoganit edhe mbi çështjet fetare, e shoh në një pikturë më të madhe. Shteti shqiptar, ka përkulur kurrizin para Erdoganit. Shteti shqiptar ka mbyllur shkolla, ka terrorizuar vajza të vogla, u ka mbyllur shkollat, gjasme nuk plotësojnë dokumentacionin.
Shteti shqiptar edhe nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB edhe nga Amnesty International, është krikuar për ekstradimin e paligjshëm të mësuesve që i quan gylenistë.
Ka votuar në Këshillin e Evropës kundër aletëve të vet të BE, për rezolutën e biznesmenin që ka dënuar Erdogan.
Në politikën tonë të brendshme dhe të jashtme ndihet gjurma dhe arroganca e presionit të Erdogan.
Në këtë kuadër është edhe presioni mbi çështjet fetare që jemi përkulur", tha Bushati.