AKTUALITET, 7 Shkurt 2023, 08:40

Përfshihet nga flakët banesa në Skrapar, ndërron jetë 66 vjeçari

Përfshihet nga flakët banesa në Skrapar, ndërron jetë
Foto ilustruese

Gjatë natës një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, në pronësi të shtetasit I.SH, 66-vjeç.

Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë i moshuari.

Njoftimi i policisë:

Skrapar/Informacion paraprak

Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç.

Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.