TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Neritan Sejamini debatoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” me deputetin e PD-së, Gazment Bardhi për bashkimin e PD-së përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ndërsa ky i fundit tha se personalisht kishte vullnetin për kandidatë të përbashkët, analisti i kujtoi se në pozicionin që është ai e ka në dorë bashkimin e palëve dhe e ftoi të bëjë zgjidhjen personale duke tërhequr padinë në gjykatë.
Debati në studio
Neritan Sejamini: Z. Alibeaj ka shpallur disa kandidatë. Ku janë miratuar këta kandidatë për zgjedhjet lokale?
Gazment Bardhi: Nuk kemi shpallur kandidatë, ata zyrtarizohen në momentin që miratohen nga kryesia e PD-së, siç ka ndodhur në çdo proces zgjedhor. Ka një proces të identifikimit të kandidaturave të mundshme.
Neritan Sejamini: Pra këta nuk janë kandidatë të partisë?
Gazment Bardhi: Janë kandidaturat e identifikuara nga strukturat lokale të partisë. PD, pavarësisht problemeve që ne kemi mes vetes, do të duhet të gjejë rrugën e arsyes që në zgjedhje të përfaqësohet me një alternativë të unifikuar. Unë besoj se, nëse ka vullnet, çdo konflikt që kemi tani, është i tejkalueshëm që të dalim me një kandidaturë të unifikuar.
Neritan Sejamini: Nëse nuk gjendet, ata janë pa vulë, pa komisionerë?
Gazment Bardhi: Kjo është çështje e ligjit. Ajo që them unë është që ne të tejkalojmë këto probleme teknike.
Neritan Sejamini: Në të gjithë dikskutimet që bëjmë, ti je pika kyçe, se je Sekretar i Përgjithshëm. Ti sot tërheq padinë në gjykatë, ti e bashkon personalisht. Nëse nuk merreni vesh, do ta lini këtë pjesë të PD-së, mijëra e mijëra anëtarë, pa logon që kanë përdorur për 32 vjet, pa komisionerë?
Gazment Bardhi: Unë po them vullnetin tim që s’ka të bëjë as me vijat e logos, as me komisionerët, por me forcën e PD, që unë besoj se duke qenë e unifikuar, ka më shumë shanse për ta mundur. Unë po them ta tejkalojmë këtë ngërçin se kush firmosi në fund, nëse kur vulosim, vula ka tre vija më shumë a më pak, të shfaqim vullnetin politik. Nëse ka vullnet brenda të dy palëve, çështja është e zgjidhur brenda 30 minutave. Vetëm duhet të përcaktojmë nëse kemi objektiv të mundim njëri-tjetrin më 14 maj, apo Edi Ramën. Uë po shpreh vullnetin tim se kam për objektiv të mund Ramën.
Neritan Sejamini: Ju keni për detyrim të përfaqësoni vullnetin e anëtarëve të partisë dhe mendoj se ai nuk është me ju, por me z.Berisha.
Gazment Bardhi: Unë gjykoj se në zgjedhjet e ardhshme lokale, edhe për shkak të regjimit që ka ngritur Rama, kemi nevojë jo vetëm për çdo demokrat, apo simpatizant, por të marrim edhe qytetarët e ndershëm.
Neritan Sejamini: Bëjeni, e keni në dorë. Personalisht ti e ke shumë të thjeshtë. Bëj zgjidhje personale.
Gazment Bardhi: Shembulli personal është ky që po them unë: Kam vullnetin dhe përfaqësoj edhe kolegët e grupit parlamentar për të gjetur zgjidhje, për të dalë e unifikuar në zgjedhje, por nuk mjafton vetëm vullneti ynë.