TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar pas sulmit me raketa mëngjesin e sotëm të Izraelit nga grupi militant i Hamasit.
Në një postim në rrjetin social “X”, Ilgi Hasani shkruan se “Shqipëria dënon ashpër sulmin”, duke shtuar se “ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit”.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit.
Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, u shpreh ministri Hasani.
