TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se efektivët e Forcave të Armatosura kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit.
“Pas një pune të pandërprerë, efektivët e FA kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit. Rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare.
Trupat vazhdojnë operacionin e izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë nga Komanda Mbështetëse” – thotë Peleshi.
Reagimi vjen pas raportimeve se po bëhet shumë pak punë në terren pasi relievi është shumë i vështirë dhe nevojitet ndërhyrje nga ajri.