AKTUALITET, 6 Qershor 2022, 20:09

Dyshohet se plagosi me armë zjarri fqinjin, gjatë kërkimit policia i zbulon autorit "shtëpinë e barit"

Dyshohet se plagosi me armë zjarri fqinjin, gjatë kërkimit

Blerim Selaci, 44-vjeçari i dyshuar se plagosi me armë zjarri fqinjin e tij 62-vjeçarim Lutfi Kupa, është shpallur në kërkim. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në Fushë Krujë.

Uniformat blu kanë vijuar kontrollin për kapjen e 44-vjeçarit, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, kanë zbuluar një ambient të cilin e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar të plagosjes së 62-vjeçarit Lutfi Kupa në Fushë Krujë, shërbimet e Policisë zbuluan në banesën e 44 vjeçarit Blerim Selaci një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.