TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë shkaktuar vatrat e para të zjarreve në Bashkinë e Gramshit. Në Njësinë Administrative Kodovjat janë djegur rreth 1 hektar pyje me pisha dhe kullota.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e qytetit të Gramshit, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga të dhënat e para, zjarri është shkaktuar nga temperaturat e larta. Zjarri ka nisur në Njësinë administrative Kodovjat nëpërmjet fshatrave Bulçar dhe Shelsan.